Franko Foda është trajneri i ri i Kosovës. FFK-ja ka prezantuar timonierin e tij në ditën e pavarësisë së Kosovës. Ish-trajneri i Austrisë, ekip të cilin e udhëhoqi në Euro 2024, ka zhvilluar një takim me anëtarë të tifo-grupit “dardanët”, nga të cilët ka kërkuar përkrahjen në tribuna.
“Faleminderit për mikpritjen, jam jashtëzakonisht i lumtur që Kombëtarja e Kosovës ka një mbështetje të madhe të tifozëve. Përkrahja e juaj është parësore dhe tejet e rëndësishme. Me ju në tribuna, edhe puna në fushë do të jetë më e lehtë për ne. Jam optimist se bashkë do t’ia dalim drejt sukseseve”, ka thënë Franko Foda./Halit Delibashi-Sport Ekspres/