Egnatia dhe Dinamo City do të luajnë nesër duelet vendimtare të turit të tretë të UEFA Conference League, me objektivin e vetëm për t’u kualifikuar në fazën play-off.
Kampionët në fuqi të Shqipërisë janë më pranë se kurrë për ta arritur këtë objektiv dhe u mjafton edhe një fitore me rezultat minimal, pasi sfida e parë në Ljubljana, në stadiumin “Stožice”, u mbyll në barazim pa gola 0-0. Gjithçka do të vendoset në Rrogozhinë, në “Egnatia Arena”, ku kampionët e Shqipërisë do të kenë mbështetjen e madhe të tifozëve për të siguruar një tjetër arritje historike. Ndeshja do të luhet në orën 21:00.
Në “Air Albania” do të zhvillohet superdueli Dinamo City – Hajduk Split. Blutë e Dinamos zhvilluan një ndeshje të mirë, shënuan të parët në transfertë, por u mundën 2-1. Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur dhe kualifikimi do të vendoset në Tiranë. Sfida Dinamo City – Hajduk Split do të luhet në orën 20:45.
FSHF u uron shumë suksese të dy skuadrave shqiptare në ndeshjet e kthimit të raundit të tretë të UEFA Conference League.