UEFA Conference League/ Egnatia & Dinamo City luajnë nesër ndeshjet e para të turit të tretë në transfertë

Egnatia dhe Dinamo City do të luajnë mbrëmjen e së enjtes takimet e para të turit të tretë të UEFA Conference League.

Të dyja ekipet shqiptare do të zhvillojnë përballjet e para në transfertë. Kampionët e Shqipërisë do të përballen me kampionët e Olimpijas, me takimin që do të luhet në stadiumin “Stožice“ në ora 20:00.

Sakaq, Dinamo City ka udhëtuar drejt Splitit, ku do të luajë kundër Hajdukut të Splitit në stadiumin “Poljud” në ora 21:00.

FSHF u uron shumë suksese të dy skuadrave shqiptare në këtë tur të tretë të Conference League.