UEFA ka marrë një vendim, finalja e Champions League nuk do të luhet më kurrë në orën 21:00

Shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve do të mbahet sot dhe tifozët mezi presin të shohin se me kë do të luajnë klubet që mbështesin.

Ajo që dihet prej kohësh është se finalja do të luhet në Puskas Arena në Budapest më 30 maj dhe tani është e qartë se në çfarë ore.

UEFA ka vendosur që finalja nuk do të luhet më në orën 21:00 siç ndodhte më parë. Ata deklarojnë se vendimi është marrë në favor të tifozëve, ekipeve dhe qyteteve pritëse.

UEFA njoftoi sot se duke filluar nga ky sezon, finalja e Ligës së Kampionëve nuk do të jetë më në orën 21:00, por në orën 18:00. “Qëllimi ynë është ta bëjmë këtë përvojë sa më të mirë të jetë e mundur për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e saj, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme, por edhe që familjet dhe fëmijët të mund të ndjekin një ndeshje si kjo.

Për tifozët që udhëtojnë, kjo do të thotë një mundësi më e madhe në transportin publik, veçanërisht pas ndeshjes, por edhe një mënyrë më të sigurt për t’u kthyer në shtëpi nga stadiumi.
Për klubet pritëse, kjo do të jetë e rëndësishme ekonomikisht, pasi tifozët do të kenë më shumë kohë për të festuar fitoren e ekipit të tyre”, shkruhet nga UEFA. /Sport Ekspres/