Ka përfunduar përballja e sotme mes Gjeorgjisë dhe Ukrainës. Këta të fundit kanë ndalur ekipin e drejtuar nga Sanjoli në në barazim 1-1. Verdheblutë kaluan shumë herët në epërsi. Në minutën e 7 Kvirkvelia i bëri një dhuratë ukrainasve, duke e dërguar topin në rrjetën e tij.
Ukraina udhëhoqi takimin deri në minutën e 76, kur Mikautadzja ktheu sërish baraspeshën. Gjeorgjianët numëruan 18 përpjekje për gol, por pa mundur të shkojnë më tepër se një barazim 1-1. Tashmë Shqipëria ka mundësinë e artë për të marrë kreun e grupit B1 në Ligën e Kombeve. Në rast se kuqezinjtë do të fitojnë sot përballë çekëve, atëherë do të prijnë me 9 pikë në krye të tabelës së renditjes./Sport Ekspres/