Igli Tare ka folur në mediat italiane sa i përket ndeshjes së sotme mes Italisë dhe Shqipërisë. Legjenda e Kombëtares ka treguar se kjo përballje do të jetë si derbi për shqiptarët, ndërsa nga ana tjetër ka veçuar Armando Brojën.
“Më shumë se një ndeshje, për ne është derbi. Ne ndihemi pjesë e Italisë, fëmijët tanë ëndërrojnë Serinë A, jo Premier League. Unë jam 100% shqiptar, por Italia është shtëpia ime e dytë. Uroj të fitojmë, por nëse do të ishte një skuadër që do të mërzitesha më pak nëse do të humbiste, do të ishte Italia. Broja është rreziku më i madh për Italinë, nuk është në formën e tij ideale pas dëmtimit, por mund të shpërthejë”, tha Tare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/