Përballja për kreun e renditjes në Serinë A ka përfunduar me fitoren e Napolit. Të kaltrit kanë mposhtur Interin me rezultatin 3-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Pala zikaltër ka kritikuar dhënien e penalltisë në favor të Napolit. Marota tha pas ndeshjes se 11 metërshi ishte i gabuar. Konte është kundërpërgjigjur gjatë intervistës së tij për “DAZN”-in. Trajneri italian ka “thumbuar” klubin zikaltër, teksa ka vënë në dukje fakti se Interi dërgon drejtuesit për të krijuar alibi.
“Ndryshimi mes Napolit dhe Interit është se ata dërgojnë Marotën ose drejtues të tjerë, ndërsa nga ne vij unë. Skuadra e mëdha nuk duhet të krijojnë alibi, unë nuk do t’jua kisha lejuar drejtuesëve të mi. Marota tashmë është bërë edhe president. Po bën një përshkallëzim të madh, por t’ja lërë gjërat e fushës atij që ka bërë ndeshjen dhe të mos ndërhyjë, sepse kështu zvogëlon edhe trajnerin”, ka deklaruar ndër të tjera Antonio Konte./Sport Ekspres/