Skënder Gega ka folur para ndeshjes gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë. Partizani do të përballet kundër Egnatias, ndërsa në ndeshjen e parë të kuqtë arritën të fitonin në shifrat 0-1. Skënder Gega ka folur para këtij takimi duke i thënë qartë lojtarëve se janë ata që kanë arritur deri në këtë fazë të rëndësishme.
“Ky rezultat do të thotë që jemi në garë. Kemi arritur një rezultat 1 – 0 po si është një javë nuk është javën tjetër. Egnatia është një ekip i mirë, një ekip me kualitete jemi të vetëdijshëm. Ne vijmë pas një ndeshje me një rezultat jo të mirë dhe gjithsesi nuk mund të punosh me entuziazëm. Jam munduar këto 2 -3 ditë edhe pse koha e ngjeshur të korrigjojmë, analizojmë dhe përmirësojmë gabimet që kemi bërë.
Unë mendoj se për një klub si Partizani çdo ndeshje duhet të ishte finale kupe. E vetmja mënyrë është ti marrësh ndeshjet një nga një, por tani është fundi dhe nuk ka asnjë lloj shansi apo hapësire. Unë besoj se kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme.
Luhet për Europën, për imazhin e klubit, për interesat çdo gjë është bashkë. Eshtë një garë për tu vlerësuar, në futboll çdo gjë sot është bërë ekonomi tregu çdo klub pa pikësynimet e veta. Nesër do japim maksimumin kjo është shumë e rëndësishme. Jemi gati për çdo lloj situate.
Ne punojmë gjithë javën dhe kur nuk arrin rezultat pozitiv fillon dhe analizon gjërat. Unë edhe para ndeshjes me Bylis kam qenë shumë shumë i kënaqur nga qasja, përshtatja. Ndeshjet janë detaje që ndoshta e prishin çdo gjë që ti e ndërton gjatë javës. Ne në Ballsh i patëm mundësitë tona për tia dalë. Kështu që llogaritë i bëjmë nesër për Egnatian dhe mbas kësaj do të mendojmë për Elbasanin. Kemi ardhur vetë deri në gjysëmfinale dhe besoj se secili ka mënyrën e vet për të luajtur. E rëndësishme është që me këtë grup lojtarësh që ke të ndërtosh një filozofi për 90 minuta dhe ti marrësh më të mirën.
Jo unë është klubi ai që duhet t’ia dali sepse kanë arritur deri këtu. Unë nuk luaj, unë mundohem të drejtoj ndeshjen. Patjetër që ne kemi mangësitë tona ndryshe nuk do ishim në këtë situatë jo të gjysëmfinales por të kampionatit. Por kemi të gjjthë mundësitë, luajmë në fushën tonë, kemi mbështetjen tonë dhe do bëjmë maksimumin. Mbas humbjes së derbit ne reaguam shumë mirë ndaj ekipit kampion dhe besoj se bëmë çdo gjë që ne kishim planifikuar. Për nesër kemi mungesa. Buxhelaj ka pësuar një lëndim shpresoj ta kaloj sa më shpejt. Rikthehet Keko por edhe Domgjoni. Kemi edhe ne problemet tona por nuk duhet ti nxjerrim si shkak për justifikim. Ai që do të jetë pjesë e 11- es duhet të japi 100%”, tha Gega. /Sport Ekspres/