Vajzat e Vllaznisë fitojnë pastër, kalojnë turin në Champions League

Vajzat e Vllaznisë kanë marrë sot një fitore të pastër në Champions League. Klubi shkodran ka mposhtur me shifrat 3-0 Lanchkhuti-n. Megi Doçi zhbllokoi rezultatin në minutën e 42-të, ndërsa në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë shënoi edhe Klaudia Borçi.

Për të vulosur shifrat përfundimtare në 3-0 do të mendonte Ndoj. Kjo e fundit e dërgoi topin në rrjetën e skuadrës gjeorgjiane në minutën e 82-të. Me këtë fitore vajzat e Vllaznisë kalojnë me sukses turin e parë paraeliminator të Champions League-s. Kundërshtari i radhës do të jetë St. Pollten-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/