Vazhdojnë negociatat për transferimin e tij, Rei Manaj flet për të ardhmen: Kam folur me klubin…

Re Manaj është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato vere në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar ende nuk e ka vendosur 100% të ardhmen e tij. Ofertat për të janë të shumta, por Sivaspori është i vendosur t’i thotë “jo” çdo oferte më të ulët se 15 milionë euro. Manaj ka folur për mediat në lidhje me këtë çështje, duke u shprehur se proçesi i transferimit të tij është duke vazhduar dhe se ende nuk e ka të qartë nëse do të qendrojë apo do të largohet nga Sivaspori.

“Kemi folur me klubin tonë gjatë proçesit të transferimit. Është proçes në vazhdim e sipër. Ende nuk e di nëse do të largohem apo nëse do të qendroj. Unë e dua shumë Sivasporin. Gjithmonë jam trajtuar mirë këtu. Në qoftë se më pyesin nëse dua të vazhdoj (të qendroj te Sivaspori), sigurisht që do ta bëj”, ka deklaruar Rei Manaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/