Titulli i La Liga mund të kalojë edhe nga këmbët e…shqiptarëve. Barcelona e ka të fituar këtë trofe pas asaj fitore të arritur ndaj Real Madrid në El Clasico, 4-3. Pas këtij suksesi, katalanasit e gjejnë veten në vendin e parë me 7 pikë diferencë nga Real Madridi, kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi.
Sot Real Madrid luan në shtëpi kundër Mallorca të Vedat Muriqit. Në rast humbje nga Mallorca, Barcelona do të fitonte matematikisht La Liga-n. Por nëse kjo nuk ndodh dhe Real Madridi do të fitonte, Barcelona nesër përballet me Espanjolin, atje ku luan edhe Marash Kumbulla. Mbetet të shihet sesi do të performojë mbrojtësi shqiptar karshi yjeve aktual të Europës, ndërsa më parë Espanjoli arriti të befasonte në shtëpi Real Madridin. /Sport Ekspres/