Vedat Muriqi nuk mjafton, Barcelona rikthehet te goleadat dhe shkatërron Majorkën me 5 gola

Barcelona i është rikthyer goleadave në ndeshjen e sotme përballë Majorkës. Vedat Muriqi nuk ka mjaftuar për këta të fundit. Sulmuesi shqiptar e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 43-të për t’i çuar shifrat përkohësisht në 1-1. Por në pjesën e dytë Barcelona u tregua e pamëshirshme me Majorkën.

Ferran Torresi (12’), Rafinja (56’ p., 74’), Frenki De Jongu (79’) dhe Pau Viktori (84’) ishin autorët e golave të Barcelonës. Tashmë skuadra e drejtuar nga Hansi Fliku shkon në kuotën e 37 pikëve, 4 më shumë se Reali i Madridit i vendit të dytë./Sport Ekspres/