Vendoset përfundimisht e ardhmja e Mirlind Dakut, e tregon babai i tij: Është mbyllur me disa interesime

Mirlind Daku ndodhet në një super formë te Rubin Kazan. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në katër ndeshjet e fundit radhazi, ndërsa për të ka pasur interesim edhe nga Cagliari në Serinë A. Por duket se lojtari i Kombëtares nuk do të lëviz në këtë merkato vere. Babai i lojtarit, Fehmi Daku, ka dhënë një prononcim për “Sport24” në Rusi ku u shpreh:

“Nuk ka asnjë ofertë specifike për djalin tim, është mbyllur kjo merkato vetëm me disa interesime. Mirlindi do të qëndrojë te Rubini, dëshiroj të vazhdoj në këtë lloj forme me ekipin e tij. Unë mendoj se ofertat në janar do të jenë më tërheqëse për të”, tha Fehmi Daku. /Sport Ekspres/