Granada ka zhvilluar sot një takim miqësor me Al Nassr-in. Ndeshja ka përfunduar me fitoren minimale 1-0 të spanjollëve. Ky takim u vendos në minutën e 2-të shtesë të pjesës së parë. Ishte Boye ai i cili shënoi golin e vetëm të kësaj ndeshjeje.
Myrto Uzuni e nisi nga stoli përballjen. Sulmuesi shqiptar hyri në fushën e lojës me fillimin e pjesës së dytë, por pa mundur të festojë një gol përballë ekipit të idhullit të tij, Ronaldos. Ylli portugez nuk luajti për asnjë minutë me Al Nassr-in./Halit Delibashi-Sport Ekspres/