Rangers është duke u përballur kundër Celtic në një tjetër takim dhe këtë herë po hakmerrehet. Pas finales së humbur në Kupë, Rangers po fiton në shifrat 3-0 kundër Celtic. Megjithatë kjo përballje nuk ka të njëjtën vlerë pasi edhe pas kësaj fitore, Celtic qëndron në vendin e parë me 11 pikë më shumë se Rangers.
Por në një rast të fitore të Celtic, kampionati do të mbyllej përpëra kohe. Nedim Bajrami e ka nisur këtë ndeshje si titullar dhe luajti për 80 minuta. Një ndeshje mjaft e mirë e Bajramit, që pavarësisht se nuk asistoi apo shënoi, tregoi edhe njëherë tjetër se në momentin që ka përqendrim të lartë, mund të bëjë gjëra të mëdha.
Megjithatë konkurrenca për shqiptarin mbetet e madhe te Rangers. Kjo pasi Danilo, njeriu që është në duelin për një vend me Bajramin po përjeton një formë ëndrrash. Danilo kishte shënuar 4 gola në 5 ndeshjet e fundit dhe sot i aktivizuar në minutën e 80 në vendin e Nedimit, vetëm një minutë më vonë do të shënonte gol. Ndryshe nga Bajrami, Danilo luan si sulmues pykë, por në aktivizimin e tij, roli dhe lojtari që sakrifikohet është Nedim Bajrami. /Sport Ekspres/