Odise Roshi ka zhvilluar një ndeshje spektakolare së fundmi te Erzurumspori në Ligën e Parë të Turqisë.Futbollisti shqiptar ka realizuar 3 gola dhe 1 asist në fitoren 0-7 të ekipit të tij kundër Malatayaspor. Megjithatë kundërshtari nuk është një tregues real pasi është i dënuar, gjendet në vendin e fundit dhe e ka diferencën e golavarazhit në minus 69.
Në golin e parë pas një krosimi perfekt të Roshit, Giorbelidze arriti që të shënonte. Ndërkohë goli i tretë i takimit erdhi nga Roshi pasi hyri nga e djathta në brendësi të zonës, duke gjetur shtyllën dhe më pas rrjetën. Dy golat e fundit u shënuan nga Roshi që nga distanca dhe gabimet fëmijnore të kundërshtarit, do ta dërgonte rezultatin në 0-7. Ndërkohë si rrallëherë, Roshi është vlerësuar me notën 10 nga Sofascore, një notë që jepet në raste të rralla dhe është ndoshta për herë të parë në karrierën e Roshit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/