VIDEO/ 3 gola në 5 ndeshjet e fundit! Super Adrion Pajaziti, talenti i Shqipërisë shtang edhe Gatuzon 

Adrion Pajaziti ndodhet në një formë fantastike. Talenti i Kombëtares ka arritur të shënojë në takimin e sotëm mes Goricës dhe Hajduk Split, të përfunduar në shifrat 1-1. Me këtë pikë të marrë, Gorica siguron matematikisht edhe qëndrimin në elitë për sezonin tjetër. 

Nga ana tjetër, ekipi i Gatuzos, Hajduku, po luftonte për titullin kampion. Me nisjen e pjesës së dytë, në minutën e 48, me shumë klas Pajaziti ka shtangur portierin kundërshtar. Ky ishte goli i 3 i tij në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa duhet theksuar se mesfushori shqiptar është pjesë e Fulham dhe është huazuar nga anglezët drejt Goricës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/