Manchester City është ndalur në një barazim 1-1 nga Chelsea në javën e 25 të Premier League-s. Blutë e Londrës kaluan të parët në avantazh. Raheem Sterling-u ndëshkoi ish-skuadrën e tij në minutën e 41-të të takimit, duke e dërguar Chelsea-n në epërsi në dhomën e zhveshjes pas pjesës së parë.
City këmbënguli deri në fund të takimit, por golin e shënoi vetëm në minutën e 83-të. Ishte Rodi ai që shpëtoi “qytetarët” nga humbja. Megjithëse patën topin në zotërim për 71% të kohës dhe provuan të godisnin portën 31 herë, lojtarët e Manchester City-t nuk mundën dot të merrnin 3 pikët mbrëmjen e sotme. Ekipi i Guardiolës renditet në vendin e 3-të të klasifikimit, 2 pikë më pak nga Arsenali i vendit të dytë dhe 4 pikë më pak se Liverpool-i i vendit të parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
RODRI WHAT A GOALLLL HE IS THE DEFINITION OF CLUTCH WE JUST NEED ONE MORE COME ONNNNNNNNpic.twitter.com/ApDwUWJMUn
— 17 (@DxBruyneSZN) February 17, 2024