Jasir Asani “ka shpërthyer”! Futbollisti shqiptar ka gjetur një tjetër gol fantastik në kampionat me Gwangju. Këta të fundit barazuan në shifrat 1-1 me Gimcheon, ndërsa Asani shënoi në minutën e 37. E majta e Asanit ishte perfekte, duke gjetur saktësisht cepin e rrjetës.
Ndërkohë vetëm dy minuta më vonë, Asani realizoi edhe një tjetër gol, por që u anulua për pozicion jashtë loje. Ky ishte goli i katërt i Asanit me Gëangju në 5 ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën ideale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/