Dikur Kombëtarja Shqiptare nuk luante njëherë në dy apo tre muaj, por çdo fundjavë në Premier League, me Armando Brojën. Ndeshjen e këtij futbollisti te Chelsea dhe Southampton po ktheheshin me një përjetim Kombëtare për shqiptarët.
Disa dëmtime që ndikuan jo pak te sulmuesi shqiptar që ishte në nisje të karrierës dhe tani më në fund është rikthyer. Fillimisht me ekipin U-21 për të marrë minutat dhe më pas për të debutuar në ekipin e parë. Në mbrëmjen e djeshme, Broja ka luajtur për 45 minuta sipas planifikimit të mjekëve kundër Ëatfordit U-21. Nëse iu kishte marrë malli për të, mund të shihni më poshtë një prej aksioneve dhe driblimeve të tij, që na kishte munguar. /Sport Ekspres/