VIDEO/ “A je shqiptar”? Doli me flamurin kuqezi, Ernest Muçi shqiptarizon tifozët e Beshiktashit

Ernest Muçit u prit me ngrohtësi të madhe në radhët e Beshiktashit në merkaton e kaluar. Sulmuesi shqiptar u përshtat menjëherë me skuadrën turke, ku ka qenë protagonist edhe me gola të shënuar. Paraqitjet e tij kanë bërë që tifozët të dashurohen me të.

Muçi ka “shqiptarizuar” edhe tifozët turq. Në ndeshjen e fundit, një mbështetës i Beshiktashit ka shpalosur flamurin kuqezi, i cili është vënë re nga lojtari 23-vjeçar. Sulmuesi i Beshiktashit iu afrua dhe e pyeti nëse ishte shqiptar, por përgjigja e ka befasuar. Tifozi në fjalë ishte me kombësi turke, por ka marrë në duar flamurin shqiptar në shenjë respekti për Ernest Muçin./Sport Ekspres/