Armando Dobra është një idhull te Chesterfieldi. Lojtari shqiptar ka aftësi të jashtëzakonshme dhe është niveli tjetër në National League, atje ku luan Chesterfield. Më herët u fol se për të kishte interesim edhe nga Oxford, që është pjesë e League One.
Megjithatë Dobra do të vazhdojë që të jetë pjesë e Chesterfield. Pak minuta më parë është njoftuar zgjatja e kontratës për futbollistin shqiptar deri në vitin 2026. Prezantimi ishte me vet Dobrën, që me shkopin dhe kapelen magjike, tregoi rinovimin. Nga ana tjetër, klubi shkruante: “Abraca-Dobra”. Jo më kot, pasi Dobra bën shumë herë magji në fushë dhe për tifozët, kjo është blerja më e mirë e kësaj merkato janarit, nëse mund të cilësohet e tillë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
? ??????-?????#Spireites pic.twitter.com/MuEtGNKZHz
— Chesterfield FC (@ChesterfieldFC) January 18, 2024