VIDEO/ Altetikoja trondit Realin në derbi, i heq fitoren nga duart në minutën e 96

Derbi i zjarrtë i Madridit ka përfunduar në barazim 1-1. Eder Militao kaloi Realin në epërsi në minutën e 64-t, teksa me një goditje të fuqishme në zonë mposhti portierin e bardhekuqve. Ndeshja po shkonte drejt përfundimit me avantazhin e “los blancos”-ve, por Atletikoja ende nuk e kishte hënë fjalën e saj të fundit.

Korrea tundi rrjetën në minutën e 96, duke vulosur përfundimisht fatin kësaj sfide. Një gol që i hoqi fitoren nga duart Realit të Madridit, duke e bërë më dramatike mbylljen e derbit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/