Torino ka marrë tre pikët në transfertën kundër Veronës. “Demat” kanë mposhtur verdheblutë me shifrat e pastra 0-3. Titullar në këtë përballje ishte edhe Ardian Ismajli. Përpos kryerjes me sukses të detyrave në mbrojtje, lojtari i Kombëtares shqiptare është bërë protagonist edhe në fazën sulmuese.
Në minutën e 90 u pa një Ismajli në versionin Bonuçi, duke dhënë një top të gjatë nga mbrojtja për Njijenë. Ky i fundit e shndërroi pasimin e lojtarit kuqezi në një asist, pasi arriti ta dërgonte me sukses topin në rrjetë./Sport Ekspres/