Armando Broja është rikthyer që të luajë te Fulham pas dënimit me 3 ndeshje dërgim në tribunë. Sulmuesi shqiptar ishte sot në stol për ndeshjen kundër Neëcastle, që Fulham e ka humbur me shifrat 0-1.
Në minutën e 85 të ndeshjes, Broja do të futej në fushë së bashku me Jimenez pasi trajneri Silva po kërkonte barazimin. Një mundësi të artë shënimi sulmuesi e kishte në minutën e 97 kur la mbrapa Schar, por nuk kishte një kontroll të mirë të topit për ta finalizuar aksionin premtues. /Sport Ekspres/