VIDEO/ Asisti i Fernandes ishte për t’u studiuar dhe shënon 19-vjeçari i akademisë, Man City humb finalen kundër Man Utd

Man Utd ka fituar finalen e FA CUP kundër Man City në shifrat 1-2. Një tronditje e madhe vjen për qytetarët, të cilët pas Champions League, gabojnë edhe në trofeun e FA Cup, por këtë herë në fazën finale.

Djajtë gjetën avantazhin e dy golave falë realizimeve të Garnacho dhe Maino, ndërsa Doku ngushtoi diferencat në fund. Ajo që ra më shumë në sy ishte padyshim goli i 19-vjeçarit të akademisë, Maino, që erdhi pas një asisti me horizontin për t’u studiuar të Fernandes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/