VIDEO/ Asnjë lojtar nuk futej se e donin…4+! Dënime të rënda për trukimin e ndeshjes në Serbi, 4 futbollistë kishin hedhur 10.100 euro në baste

Në Serbi, trukimi i ndeshjeve nuk ka ndërmend që të ndalojë dhe të zhduket si fenomen. Vecanërisht takimet miqësore, janë rasti ideal për të përfituar para. Ndeshja mes Jedinstvo-Prva Iskra Baric, e përfunduar në shifrat 4-0, ka rezultuar e trukuar.

Jo pak, por 4 futbollistët e Prva Iskra Baric kishin hedhur në baste 10.100 euro se ndeshja e tyre miqësore kundër Jedinstvo do të përfundonte me 4 gola ose më shumë. Teksa panë se ishin të pafuqishëm për të shënuar një gol të vetëm, te ekipi i Baric bën një teatër të hapur, duke e lënë kundërshtarin që të shënojë edhe golin e katërt pa asnjë shqetësim.

Katër futbollistët në fjalë, Vladimir Simic, Lazar Adamovic, Zoran Topalovic dhe Andrija Knezhveic janë dënuar me 9 muaj pezull nga garat e kampionatit dhe të Kupës. Ndërkohë ekipi i Prva Iskra është dënuar me zbritjen e 12 pikëve dhe pagimin e një gjobe të vendosur. /Sport Ekspres/

Match fixing in Serbia
byu/Albaniafootball insoccer