Festë në Bergamo. Atalanta mposhti Milanin me shifrat 3-2. Një fitore që shijon më shumë për bergamaskët nga fakti se erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes. Lukmani zhbllokoi rezultatin në minutën e 38, por në kohën shtesë së pjesës së parë Zhiru ktheu baraspeshën. Në minutën e 55 të ndeshes, ishte përsëri Lukmani ai që e dërgoi topin në rrjetë. Milani nuk u dorëzua dhe reagoi sërish. Luka Joviçi i dërgoi shifrat në 2-2 në minutën e 80, duke rritur shpresat e kuqezinjve.
Megjithatë, këto shpresa do të shuheshin përfundimisht në minutën e fundit të kohës shtesë. Murieli me mjaft klas e ndali topin në rrjetë me një gjuajtje nga brenda zonës dhe gjunjëzoi kështu Milanin. Tashmë ekipi i Piolit e sheh kreun e renditjes gjithnjë e më larg, teksa nuk po arrin të mbajë dot ritmin e Interitd he Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Superb back heel finish from Muriel to win the game against AC Milan in the 95th minpic.twitter.com/EsT84hAra2
— Total Football (@TotalFootbol) December 9, 2023