Berat Gjimshiti është një prej liderave të Atalantës së Gasperinit. Mbrojtësi shqiptar është një siguri e shtuar në prapavijë, ku di si të ndalë me mjeshtëri lojtarët kundërshtarë. Ndërhyrja e tij e fundit në përballjen kundër Salernitanës ka marrë vëmendjen e Atalantës, e cila i ka dhënë jehonë në faqen e saj zyrtare në “Twitter”.
“U ngrit muri. Muri zikaltër”, ka shkruar klubi Atalanta, teksa ka shpërndarë edhe pamjet nga ndërhyrja e përsosur e Gjimshitit. Kapiteni i Kombëtares shqiptare është hedhur në zonë për të ndalur goditjen e lojtarit të Salernitanës. Veprimi i tij ishte i duhur dhe u krye në çastin e duhur, duke shmangur një tentativë goli për kundërshtarin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Muro alzato ?
Nerazzurri wall ?????#Djimsiti #Scalvini | #GoAtalantaGo ??? pic.twitter.com/bXjQL2HEnT
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) December 21, 2023