VIDEO/ Barcelona “terrorizon” Realin e Madridit në “Santiago Bernabeu”, katalanasit turpërojnë yjet e Ançelotit me goleadë

Barcelona është shndërruar në një makineri goli nën drejtimin e Hansi Flikut. Goleadave të katalanasve nuk i ka shpëtuar as Reali i Madridit. Barça ka “terrorizuar” skuadrën e Karlo Ançelotit në “Santiago Bernabeu”.

Katalanasit kanë turpëruar “los blancos” me shifrat e thella 4-0. Levandovski zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-t, ndërsa 2 minuta më vonë ishte përsëri polaku që e dërgoi topin në rrjetë. Jamalj trefishoi rezultatin në minutën e 77 dhe Rafinja mbylli historinë e këtij takimi me golin e shënuar në minutën e 84-t. Me këtë fitore Barcelona shkëputet me +6 pikë larg Realit të Madridit në krye të La Ligës./Sport Ekspres/