Anglia është duke udhëhequr ndeshjen përballë Serbisë me rezultatin 1-0. Autori i golit është Bellihhemi, i cili shkundi rrjetën në minutën e 14. Por nuk ka munguar as tensioni në këtë ndeshje. Bellinghemi po u kërkonte tifozëve të bëheshin më të zhurmshëm, ndërsa më pas, në adrenalinë e sipër, i tregoi forcën fizike Kostiçit.
Mesfushori i realit goditi me pjesën e supit lojtarin serb në krahëror, si për t’i treguar fuqinë tij. Ky veprim nuk i pëlequ aspak Kostiçit, që u përpoq më pas t’i kërkonte llogari, por Bellingemi po largohej prej tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/