Juventusi është finalisti i parë i Kupës Italisë për këtë sezon. Bardhezinjtë janë mposhtur me shifrat 2-1 nga Lacio, por fitorja 2-0 në gjysmëfinalen e parë i ka dhënë biletën e finales. Valentin Kastejanosi ndëshkoi fillimisht “zonjën e vjetër” në minutën e 12 të takimit, ndërsa në të 48-n ishte po ai që dyfishoi rezultatin. E teksa duket se bardhekaltrit do të nxirrnin Juventusin jashtë loje, në të vërtetë ndodhi e kundërta.
Miliku hyri në fushë ne lojës në minutën e 81-të dhe në më pas se dy minuta bëri atë që Vlahoviçi nuk e bëri dot gjatë gjithë ndeshjes. Sulmuesi polak e dëroi topin në rrjetë në minutën e 83-të, duke vulosur një herë e mirë kualifikimin e Juventusit në finale të Kupës së Italisë. Finalisti i radhës do të mësohet mbrëmjen e nesërme, kur Atalanta do të përballet me Fiorentinën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
MILIK GOL pic.twitter.com/K5fz2XPq6b
— Juventus News Live (@juvenewslive) April 23, 2024