Gjatë ndeshjes Shqipëri-Itali, pati edhe një moment ilariteti në stadium. Një prej tifozëve shqiptarë do të hynte në fushë dhe do të bënte atë që po shihej pak në fushë, driblimin. Pasi iu shmang bukur disa stjuardëve, në fund tifozi shqiptar do të rrëzohej dhe do të përfundonte spektaklin e bërë. Pasi e kapi sigurimi i stadiumit, Manaj dhe Ramadani janë afruar për t’i dalë në mbrojtje tifozit tonë. /Sport Ekspres/