VIDEO/ Britma lumturie dhe gati i përlotur, Ronaldo thyen rekordin në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo thyen rekorde edhe në moshën 39-vjeçare. Sulmuesi portugez ka shënuar dy gola në përballjen e sotme mes Al Nassr-it dhe Al Ittihad-it, duke shkuar në kuotën e 35 golave të shënuar gjithsej në kampionatin arab.

Një rekord i ri në Arabinë Saudite, teksa askush tjetër nuk ka arritur të shënojë një numër të tillë golash në një kampionat të vetëm. Përjetimi ishte mjaft i madh për 5 herë fituesin e Topit të Artë. Ronaldo shpërtheu në britma lumturie dhe gati i përlotur me sytë e drejtuar nga qielli gjunjëzohet në fushën e lojës. Një kampion i lindur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/