VIDEO/ “Broja, Broja, Broja”! Momenti kur të gjithë tifozët e Shqipërisë thirrën në kor emrin e sulmuesit tonë kundër Spanjës

Pavarësisht se nuk është ende në formën më të mirë pas rikthimit nga dëmtimi, Armando Broja shihet ende si një shpëtimtar për Shqipërinë. Kjo u tregua më së miri në ndeshjen e fundit të Europianit kundër Spanjës.

Teksa rezultati ishte në shifrat 0-1, tifozët nisën të thërrisnin në kor emrin e Armando Brojës, teksa ky i fundit po bëhej gati për të hyrë në fushën e blertë. Sulmuesi ndryshoi tërësisht lojën së bashku me Arbër Hoxhën, por për fatin e keq, nuk ishte mjaftueshëm për të përmbysur Spanjën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/