VIDEO/ Bylisi zhyt më keq Tiranën në krizë, bardheblutë rrezikojnë më shumë se kurrë këtë sezon

Bylisi ka arritur që të fitojë ndaj Tiranës në shifrat 0-2. Trajneri Ardian Nuhiu ka debutuar me humbje te bardheblutë dhe nuk ka arritur dot që të bëjë mrekullinë në fare pak ditë që pas uljes së tij në pankinë.

Përgjoni do të shënonte golin e parë të ndeshjes në minutën e 9, ndërsa autogoli i Veras vendosi gjithçka në të 71. Me këtë rezultat, Tirana mban vendin e parafundit me gjashtë pikë, por me një ndeshje më shumë të luajtur se Partizani dhe Vora që gjenden përpara. Për fat të mirë për Tiranën, këto dy ekipe do të kenë një ndeshje direkte dhe kështu humbet mundësia që të dyja skuadrat të shkëputen për të krijuar mirazhin e frikshëm të fund sezonit për Tiranën. /Sport Ekspres/