Interi ka arritur që të fitojë titullin kampion në Serinë A. Zikaltërit ia dolën në misionin e tyre dhe u kurorëzuan para rivalëve të përjetshëm, Milanit. Pas fitores së marrë në derbi, ekipi i Inzaghit është matematikisht kampion.
Festa e lojtarëve ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit dhe dita e sotme ishte e lirë për ta. Kristjan Asllani ka hyrë në një lidhje live me Calhanoglu, ku nuk munguan batutat mes tyre. Pasi i mësoi Pavard shqiponjën, Asllani është kujdesur që t’i mësojë mesfushorit të Turqisë edhe disa fjalë në gjuhën shqipe. “Cfarë bone zemër”, ka thënë Calhanoglu në këtë lidhje duke treguar se ka mësuar disa fjalë në gjuhën tonë. /Sport Ekspres/