Bajerni i Mynihut është në gjysmëfinale. Liga e Kampionëve duket se peshon shumë për Arsenalin, i cili i tha sot lamtumirë këtij kompeticioni. Pas barazimit 2-2 në Londër, Bajerni ka fituar me shifrat minimale 1-0 në Mynih.
Bavarezëve i ka mjaftuar goli i shënuar nga Joshua Kimishi. Ky i fundit e dërgoi topin me kokë në rrjetë në minutën e 63-të, duke vulosur suksesin e skuadrës gjermane. Bajerni tashmë pret të mësojë se cili prej Realit të Madridit apo Mançester Sitit do të jetë kundërshtari i tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
KIMMICH WHAT A GOAL ????????
— Bayern & Football (@MunichFanpage) April 17, 2024