Champions League është rikthyer me spektakël mbrëmjen e sotme. Përballja Real Madrid-Manchester City nuk ka zhgënjyer aspak tifozët. Bernardo Silva shkundi rrjetën që në minutën e 2-të, por vetëm 10 minuta më vonë erdhi goli i barazimit. Ndërkohë në të 14-tën, Rodrygo përmbysi shifrat për Realin e Madridit.
Nuk kanë munguar golat as në Londër. Saka zhbllokoi rezultatin në mintën e 12, por 6 minuta më vonë Gnabry ktheu sërish baraspeshën. Ndërkohë, në minutën e 32-t, Kane shndërroi në gol një penallti që e dërgoi Bayern-in në dhomën e zhveshjes në avantazh. Të dyja pjesët e para në ndeshjet e para çerekfinale në Champions kanë përfunduar me rezultatin 2-1, ndërsa në lojë mbeten edhe të paktën 45 minuta për t’u zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
RODRYGO YOU F*CKING BEAUTY! pic.twitter.com/YnFDlIYWiO
— TC (@totalcristiano) April 9, 2024