Një ndeshje e çmendur në Durrës mes Teutës dhe Tiranës. Bardheblutë e nisën më mirë përballjen, teksa gjetën edhe golin në pjesën e parë. Regi Lushkja realizoi një goditje spektakolare nga një distancë mjaft e largët në minutën e 24-t, duke zhbllokuar rezultatin. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e kryeqytetasve, ndërsa edhe e dyta nisi po me avantazhin e Tiranës. Abazaj e dërgoi topin në rrjetë vetëm 4 minuta pas përfundimit të pjesës së dytë, duke e bërë të dukej se ndeshja do të shkonte në favor të ekipit të drejtuar nga Ahmataj.
Por Teuta tregoi karakter dhe këmbënguli deri në minutat e fundit. Lloci u kthye në makthin e Tiranës, teksa brenda tre minutave e dërgoi topin 2 herë në rrjetë. Lloci shënoi fillimisht në minutën e 79, ndërsa në të 82-tën i dërgoi shifrat në 2-2. Teuta vijoi presionin mbi kundërshtarin deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, por pa mundur të gjenin golin e përmbysjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/