VIDEO/ Çudia në futbollin turk! Arbitri jep penallti për Gallatasarain, ekipi kundërshtar braktis ndeshjen

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në kampionatin turk. Adana Demirspori ka braktisur ndeshjen kundër Gallatasarait në minutën e 26 të takimit. Shkak u bë një penallti e fituar nga skuadra nga Stambolli. Mbrojtësi i Adanës zgjati këmbën për të larguar topin, ndërsa më pas Mertensi u pengua dhe u rrëzua në zonë.

Në pamjet e përsëritura vërehet se sulmuesi belg ishte ai e kërkoi kontaktin me kundërshtarin, duke hapur debate për një penallti të “vjedhur” më tepër se sa të merituar. Në kampin e Adana Demrisporin nuk është mirëpritur vendimi i gjyqtarit të ndeshjes, duke zgjedhur që të largohen nga fusha dhe të bojkotojnë sfidën./Sport Ekspres/