VIDEO/ Daku nuk e ul ritmin e golave as në sezonin e ri, tund sërish rrjetën për Rubinin

Mirlind Daku vijon formën e tij pozitive edhe në këtë sezon të ri. Sulmuesi shqiptar nuk e ka ulur ritmin e golave. Lojtari nga Gjilani ka tundur përsëri golin në kampionat. Këtë herë preja e tij ishte Soçi.

Rubini i Kazanit fitoi të drejtën e një 11 metërshi, i cili më pas u shndërrua në gol pikërisht nga Mirlind Daku. Ky i fundit është kthyer në një lider dhe pikë kyçe për Rubin Kazanin, çka po e dëshmon nga java në javë në fushën e lojës./Sport Ekspres/