Nuk ka fitues në Frankfurt. Danimarka ka ndalur Anglinë në një barazim 1-1. Herri Kejni zhbllokoi rezultatin në minutën e 18 të takimit. Lojtari i Bajernit të Mynihut tregoi cilësitë e një sulmuesi të vërtetë, duke e shtyrë topin në rrjetë brenda zonës së rreptësisë.
Danimarka u kundërpërgjigj në minutën e 34-t me anë të Hjulmandit, i cili realizoi një gol mjat të bukur nga jashtë zonës. Gara mbetet e hapur në grupin C. Anglia ka grumbulluar 4 pikë deri më tani, ndërsa Danimarka me Slloveninë gjenden në kuotën e 2 pikëve. Renditjen e mbyll Serbia, me vetëm 1 pikë të siguruar në dy ndeshje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Morten Hjulmand you absolute legend. ?????
— ?? ?? (@Fs_FTBL) June 20, 2024