Turqit janë të çmendur pas futbollit dhe kjo është histori e ditur. Megjithatë këtë herë kanë shkuar një hap më tej.
Një video e fundit që po tërheq vëmendje në rrjetet sociale është ajo ku një dasëm në Turqi përjetohet ndryshe. Gjatë kohës kur luhej çerekfinalja e Euro24, Turqi-Holandë, në një dasëm në Turqi teksa njerëzit kërcenin dhe vallëzonin, nga ana tjetër shihnin në monitor përballjen kundër Holandës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/