Vetëm 68 minuta ka zgjatur përballja e sotme kundër Liverpool-it për Kevin De Bruyne-n. Guardiola e zëvendësoi nga loja për t’i hapur vend Kovacic-it, por plani i spanjollit la të pakënaqur mesfushorin. Belgu e shprehu hapur mërzinë e tij, teksa në momentin që doli jashtë vijave kufizuese i kërkoi menjëherë llogari Guardiolës.
Sigurisht që të kesh një lojtar si De Bryune të pakënaqur është diçka që duhet shmangur me patjetër dhe këtë gjë Guardiola e di më së miri. Prandaj trajneri i Manchester City-t i ka shkuar nga pas disa minuta më vonë për t’i sqaruar vendimin e tij dhe për ta qetësuar sado pak./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??| Kevin De Bruyne is not happy with Pep substituting him in the 68th minute!! pic.twitter.com/FqhI851qeb
— CentreGoals. (@centregoals) March 10, 2024