Barcelona ndërpreu sot rrugëtimin e saj në Ligën e Kampionëve. Katalanasit janë eliminuar nga PSG-ja në fazën çerekfinale të kompeticionit më të lakmuar për klube. Një eliminim që duket se i ka shijuar një ish-lojtari blaugrana, Osman Dembelesë.
Francezi i shënoi dy herë Barçës. Fillimisht në ndeshjen e parë në Paris dhe sërish mbrëmjen e sotme, duke i hapur udhë goleadës së PSG-së. Kur po kronometrohej minuta e parë shtesë, kamerat kanë fiksuar fytyrën e lumtur të Dembelesë në pankinë, që ishte duke qeshur me turpërimin 1-4 të Barcelonës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Dembele really hates Barcelona ???
pic.twitter.com/1KPvdf6dQ0— Footy Humour (@FootyHumour) April 16, 2024