VIDEO/ Derbi ndez Milanin, kuqezinjtë i shënojnë 3 gola për 5 minuta Leçes

Fitorja në derbi ka ndezur Milanin. Kuqezinjtë kanë marrë një tjetër tre pikësh mbrëmjen e sotme. Këtë herë “preja” ka qenë Leçja. Milani ka siguruar fitoren në harkun kohor të 5 minutave. Brenda kësaj periudhe kohe, “djalli” ka gjetur 3 herë rrjetën e Leçes.

Fillimisht ishte Alvaro Morata ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 38, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë Teo Hernandezi dyfishoi shifrat. Rezultati përfundimtar u vendos në minutën e 43-të, kur Pulisiçi hipotekoi fitoren e Milanit. Tashmë kuqezinjtë arrijnë në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Torino e vendit të parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/