Egnatia dhe Dinamo kishin vëmendjen kryesore në ndeshjet e sotme të Superiores të orës 13:30. Kjo përballje është mbyllur në barazimin 1-1. Goli i parë i takimit do të gjendej nga Zejnullai, i cili në minutën e 46 realizoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit.
Por me një aksion brilant, Dinamo do të barazonte në të 65. Pas një krosimi fantastik të Zabërgjas, Kacorri arriti të tundte rrjetën. Në fund ndeshja u bë emocionuese, me të dy ekipet që kërkonin fitoren. Dinamo e vërtetoi se është forcuar së tepërmi dhe dukej në të njëjtën lartësi si Egnatia. Ky rezultat i jep një mundësi të artë Vllaznisë që në rast fitore kundër Tiranës, t’i afrohet Egnatias kryesuese me vetëm katër pikë. Kjo do të ishte hera e parë pas shumë kohësh që Egnatia e sheh veten kaq afër vendit të dytë, aq sa para pak kohësh u diskutua si çështje e mbyllur ajo e vendit të parë.
Nga krahu tjetër Skënderbeu ka marrë një fitore të madhe kundër Laçit. Në një kohë që kurbinasit po sulmonin dhe kërkonin vetëm fitoren, në një kundërsulm të minutës së 90, Nikaj ndëshkoi Lacin dhe i dha fitoren korçarëve, 0-1. Pas kësaj fitore, Skënderbeu merr vendin e katërt në renditje. /Sport Ekspres/
Egnatia-Dinamo 1-1 Zejnullai 46’/ Kacorri 63′
Posts from the soccer
community on Reddit