VIDEO/ Donaruma shpëton Italinë nga turpërimi, Spanja fiton bindshëm dhe siguron kalimin e grupit

Spanja ka siguruar sot matematikisht kalimin e grupit B në Euro2024. Furia e kuqe ka mposhtur me shifrat 1-0 Italinë mbrëmjen e sotme, falë një autogoli të Kalafiorit në minutën e 55 të takimit. Por pavarësisht rezultatit të ngushtë, Spanja dominoi tërësisht lojën, teksa axurrët goditën vetëm 1 herë katërkëndëshin.

Donaruma ishte heroi i Italisë, duke bërë plot 8 pritje, për të shmangur kështu turpërimin e Kombëtares së tij. Theksojmë se Spanja numëroi gjithsej 24 përpjekje për gol në këtë ndeshje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/