VIDEO/ Driblon dy kundërshtarë në zonë dhe e dërgon topin në rrjetë, Arbnor Muja shënon golin e parë në këtë sezon

Arbnor Muja ka shënuar golin e tij të parë në këtë sezon të ri futbollistik në elitën e Turqisë. Futbollisti shqiptar i ka dhënë epërsinë Samsunsporit në ndeshjen që këta të fundit janë duke luajtur kundër Hataisporit. Arbnor Muja dribloi dy futbollistë kundërshtarë në zonë dhe menjëherë provoi të godiste portën.

Topi i gjuajtur prej tij në minutën e 37 përfundoi në rrjetë, duke bërë që pjesa e parë e takimit të përfundonte me rezultatin 0-1 në favor të Samsunsporit. Në lojë janë edhe të paktën 45 minuta për t’u zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/